Telegrafi

Sulmuesi tek muzeu i Louvre bërtiti “Allau Ekber”

Pranë muzeut të Louvre në Paris është duke vazhduar një operacion i madh i sigurisë, pasi sulmit që ndodhi sot rreth orës 10:00, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ushtari francez hap zjarr jashtë muzeut Louvre, plagos sulmuesin me thikë (Foto/Video)

Një burrë i cili mbante një çantë shpine plagosi një ushtar me një thikë, kurse një ushtar tjetër shtiu me armë drejt tij, shkruan TheGuardian.

Michel Cadot, shefi i policisë në Paris, tha se personi shkoi drejt ushtarëve i armatosur dhe se kishte bërtitur “Allahu Ekber”.

Lexo po ashtu Të shtëna tek Louvre, mbyllet muzeu i famshëm në Paris (Foto/Video)

Sulmuesi është plagosur në stomak, por ai ishte ende gjallë.

Një pjesë e muzeut është evakuuar ndërsa zona është e rrethuar nga forca të shumta policore./Telegrafi/