Telegrafi

Sulmuesi shqiptar shënon gol të bukur ndaj Baselit (Video)

Albion Avdijaj ka gjetur golin në ndeshjen e sotme në Superligën e Zvicrës.

Sulmuesi shqiptar, i cili luan me skuadrën e Vaduzit ka shënuar gol në barazimin e skuadrës së tij ndaj Baselit.

Avdijaj ka shënuar një gol të bukur në minutën e 31, gol që në fund ishte vendimtar për skuadrën e tij, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Xhaka ndërhyn rrezikshëm, gjyqtari e ndëshkon me të kuqin (Video)

23-vjeçari është që dy sezone pjesë e skuadrës zvicerane, teksa është pjesë e rëndësishme duke luajtur thuajse në çdo ndeshje.

Ky ishte goli i dytë këtë sezon për Avdijajn, ndërsa ka bërë edhe një asistim.

Vlen të theksohet se sulmuesi ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrës së njohur gjermane, Wolfsburg. /Telegrafi/