Albion Avdijaj ka gjetur golin në ndeshjen e sotme në Superligën e Zvicrës.
Sulmuesi shqiptar, i cili luan me skuadrën e Vaduzit ka shënuar gol në barazimin e skuadrës së tij ndaj Baselit.
Avdijaj ka shënuar një gol të bukur në minutën e 31, gol që në fund ishte vendimtar për skuadrën e tij, përcjell Telegrafi.
23-vjeçari është që dy sezone pjesë e skuadrës zvicerane, teksa është pjesë e rëndësishme duke luajtur thuajse në çdo ndeshje.
Ky ishte goli i dytë këtë sezon për Avdijajn, ndërsa ka bërë edhe një asistim.
Vlen të theksohet se sulmuesi ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrës së njohur gjermane, Wolfsburg. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=p9DFt2EqxZs