Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka njoftuar se ka dalë pozitiv me coronavirus në testet e fundit.
Mungesa e boshnjakut është lajm i keq për trajnerin Paulo Fonseca, i cili do të luajë në fundjavë ndaj Genoas.
“Përshëndetje të gjithëve”, shkroi ai në Instagram.
“Fatkeqësisht jam pozitiv me COVID-19 dhe siç e dini, unë duhet të respektoj periudhën e karantinës”.
“Unë dua të siguroj të gjithë ata që më njohin, se për fat të mirë nuk kam simptoma të veçanta”.
“Për disa ditë do të detyrohem të qëndroj larg nga shokët e mi të skuadrës, por me mendjen dhe zemrën time do të qëndroj me ta, duke filluar të dielën. Forca Roma!”, ka shkruar Dzeko.
Dzeko do të humbasë ndeshjen kundër Genoa përpara pushimit të kombëtareve dhe nuk do të jetë në gjendje të udhëtojë në vendin e tij këtë muaj. /Telegrafi/