Site icon Telegrafi

Sulmuesi që i shënoi gol Realit i lumtur që u takua me Zidanen, nuk kursen fjalët e mëdha (Foto)

Girona befasoi Real Madridin duke fituar me rezultat 2-1 në La Liga.

Golin e parë për vendasit e shënoi Cristhian Stuani, një emër i njohur në futbollin evropian.

Lexo po ashtu “Kemi mundur kampionët e Evropës”, festa në zhveshtoren e Gironas (Video)

31-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e skuadrave si Middlesbrought, Espanyolit, Levantes e Regginas.

Sulmuesi pas ndeshjes postoi një fotografi në rrjetet sociale se bashku me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

E gjitha kjo pasi tekniku francez ishte idhulli i tij që nga fëmijëria.

“Sonte kisha kënaqësinë të bëja një fotografi me idhullin tim të fëmijërisë. Gjërat që mi ka dhënë futbolli nuk kanë çmim. Faleminderit Zidane”, ka shkruar Stuani.

Pas kësaj fitore Girona renditet në vendin e 13-të me 12 pikë, kurse Los Blanocs në vendin e tretë me 20 pikë. /Telegrafi/

Exit mobile version