Sulmi i armatosur në Las Vegas ka tronditur Shtetet e Bashkuara, dhe konsiderohet si më i tmerrshmi në historinë e këtij vendi.
Deri më tani raportohet për mbi 50 të vrarë, kurse numri i të plagosurve ka shkuar në 400, transmeton Telegrafi.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur derisa po zhvillohej një festival i muzikës country, kur një burrë i armatosur rëndë kishte filluar të gjuaj me pushkë automatike nga kati i 32-të i një hoteli, që ishte shumë afër 30 mijë civilëve që ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër festivalin.
Por, edhe pse ishte raportuar se sulmuesi që u identifikua nga policia si Stephen Paddock ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, dyshohet se ai kishte kryer vetëvrasje në momentin që njësitet speciale ishin futur në dhomën nga ku ai po gjuante civilët.
Ndërkaq, një grua që dyshohet se kishte lidhje me të dhe po bashkëjetonte prej kohësh, është arrestuar nga policia dhe është identifikuar si Marilou Danley. /Telegrafi/