Sulmuesi Andre Silva i Portos ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane me paraqitjet e tij këtë sezon.
Ai është 20 vjeç, por një lojtar që luan pothuajse në çdo ndeshje nga minuta e parë, ndërsa në katër ndeshjet e fundit ka shënuar katër gola.
Ai në të gjitha garat këtë kampionati i ka shënuar 18 gola. Shtatë në kampionat, tri në ligë të kampionëve e tetë me Kombëtaren (4 gola me Kombëtaren A dhe katër me U-21).
I shpejtë, saktësi në finalizim, përdorim i shkëlqyer i të dyja këmbëve dhe me një teknikë fantastike .
Këto elemente kanë bërë që plot 28 klube të kërkojnë shërbimet e tij te Porto.
https://www.youtube.com/watch?v=_Zfd6UldaXc
Interesimi i klubeve të mëdha ka ndikuar në mënyrë të menjëhershme edhe në çmimin e kartonit.
Barcelona, Manchester United, Juventus dhe Inter, ja disa nga skuadrat që kanë shprehur interesim.
Këto janë të gjitha 28 ekipet që e kërkojnë: Atalanta, Aston Villa, Atletico Madrid, Osasuna, Barcelona, Bayer Leverkusen, Borusia Dortmund, Celta Vigo, Chelsea , Eintracht Frankfurt, Eibar, Inter, Juventus, Leicester, Manchester United, Monaco, Milan, Midlesbrought, Montpellier, Newcastle, Sunderland, Sassuolo, Sevilla, Valencia, Villareal, WBA, West Ham, Wolfsburg. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=j9_22oYWuWs