Burri, i cili kishte sulmuar policin jo shumë larg katedrales Notr Dam në Paris, është i lidhur me Shtetin Islam, njoftuan të mërkurën autoritetet franceze.
Familja e tij njoftoi se është e shokuar, derisa zyrtarët thanë se ai është i panjohur për shërbimet e inteligjencës, transmeton AFP.
Polici i lënduar ndërkohë ka përshkruar se kishte menduar se do të vdesë kur ishte sulmuar para katedrales, para se kolegu i tij të kishte shtënë mbi sulmuesin.
Video-xhirimi në të cilin shihet studenti algjerian se si shpreh besnikërinë ndaj Shtetit Islam, është gjetur nga policia gjatë bastisjes së shtëpisë së tij në një paralagje të Parisit.