Telegrafi

Sulmuesi i njohur i Series A me shirita të veçantë të kapitenit, mësojeni arsyen (Foto)

Yjet e futbollit nuk janë vetëm lojtarë të mirë, por edhe prindër shembullor.

Shumë prej tyre janë në gjendje të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre, vetëm që ata të jenë të lumtur, shembulli më i mirë për këtë është Alejandro Gomez.

Ylli i Atalantas në fitoren ndaj Chievos ku shënoi dy gola kishte një shirit të veçantë të kapitenit, ai ishte i dizajnuar nga guraja e tij, por i dedikuar për vajzën.

Shiriti kishte përmbajte të filmit vizatimor ‘Frozen’ dhe fotografinë e vajzës, e gjitha kjo pasi ky film i animuar është i pëlqyeri i vajzës së tij.

Por, edhe në dhjetor ndaj Milanit ai kishte të dizajnuar shiritin e kapitenit me filmin e animuar ‘Supercampeones’, por këtë herë për t’ia bërë qefin djalit. /Telegrafi/