Telegrafi

Sulmuesi i Newcastle ka humbur dhëmbin gjatë ndeshjes kundër Arsenalit

Futbollisti anglez, Callum Wilson, humbi një dhëmb gjatë ndeshjes së Ligës Premier midis Newcastle dhe Arsenalit të tij, e cila u luajt mbrëmë në St. James’ Park.

Përkatësisht, sulmuesi i Newcastle kërkoi ndihmën e stafit mjekësor në minutën e 28-të të ndeshjes kur mori një goditje të fortë në një kërcim, ndërsa Arsenali fitoi një goditje nga këndi.

Nga ajo goditje, dhëmbi i ka mbetur i varur në gojë, gjë që është regjistruar edhe nga kamerat, ndaj video e këtyre skenave është bërë virale në rrjetet sociale.

Pavarësisht kësaj, Wilson vazhdoi të luante dhe u zëvendësua vetëm në fund të lojës, pra në minutën e katërt të shtesës.

Wilson ka luajtur 17 ndeshje për Newcastle këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola.

Meqë ra fjala, Neëcastle fitoi 2-0 në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Arsenalit. /Telegrafi/