Sulmuesi i cili kishte qëlluar për vdekje një polic në Bursa të Turqisë, për të mos rënë në duar e policisë, i ka marrë jetën edhe vetës.
Sulmuesi, i pa identifikuar pasi ka vrarë policin, ka plagosur një avokat në një sallë gjyqi dhe ka marrë peng një person.
Sulmuesi për të mos rënë në duar të policisë, e cila kishte rrethuar gjykatën, i ka dhënë fund jetës, duke e qëlluar vetën. Mediat turke, raportojnë se sulmi nuk ndërlidhet me akte terroriste, transmeton KosovaPerss.