Site icon Telegrafi

Sulmuesi në Munih kishte probleme mendore

Zyrtarë të lartë të sigurisë bavareze thanë se hetuesit nuk kanë indikacione se i dyshuari që kishte sulmuar çiftin në stacionin e trenit në periferi të Munihut, ka pasur motive ekstremiste islamike.

Ata thonë se i dyshuari kishte probleme mendore dhe probleme me drogën, raporton AP, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Brendshëm bavarez, Joachim Hermann, pas takimit në Kabinetin në Mynih, ka thënë 27-vjeçari rrëfeu për sulmin, raporton DPA.

Ai vuri në dukje se ata janë ende duke hetuar nëse sulmi ka pasur një sfond politik.

Më parë, policia gjermane tha se në një stacion hekurudhor një sulmues në Mynih me një thikë ka sulmuar katër persona, duke vrarë njërin prej tyre.

Një zëdhënës i policisë, Michaela Grob, tha se personi u arrestua, por prokurorët thanë se ai kishte “motiv të qartë islamik” për shkak se disa nga dëshmitarët thanë se kishte bërtitur “Allahu Ekber”.

Exit mobile version