18-vjeçari gjermano-iranian i cili mbrëmjen e së shtunës, në Munih të Gjermanisë vrau nëntë persona, ndër ta tre shqiptarë, dhe plagosi 27 të tjerë, ka kryer vetëvrasje para syve të policëve, ka njoftuar Policia e Munihut.
Raportohet se sulmuesi i Munihut mbrëmë rreth orës 20.30 ishte takuar me një ekip policor.
Kur policia iu drejtua atij, ai ka nxjerrë revolen dhe ka shtënë në drejtim të vetes së tij. Më herët, policia njoftoi se sulmuesi është vrarë dhe se trupi i tij është gjendur rreth një kilometër nga qendra tregtare “Olympia”.