Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Londrës veproi i vetëm

Sulmuesi i Londrës, Khalid Masood, veproi i vetëm dhe nuk ka informacione që sugjerojnë se janë planifikuar sulme të tjera, ka thënë sot policia metropolitane.

Masood vrau tre persona dhe plagosi 50 të tjerë kur e shtypi turmën e këmbësorëve të mërkurën e kaluar në urën Westminster, transmeton Express.

Më pas, ai e theri me thikë për vdekje një oficer të policisë para se të vritej nga policia, e gjitha ndodhi brenda 82 sekondave.

Policia ka thënë se ka mundësi që ata kurrë nuk do ta kuptojnë se pse ai e bëri këtë.

Exit mobile version