Telegrafi

Sulmuesi i Liverpoolit që është në huazim te Mainzi dërgohet me urgjencë në spital

Anëtari i Liverpoolit Taiwo Awoniyi që është në huazim te Mainzi ka pësuar lëndim serioz në kokë në ndeshje e Zhvilluar kundër Ausburgut këtë të diele.

Sulmuesi nigerian u detyrua të largohej nga fusha me barela, pas lëndimit të pësuar, derisa skuadra e tij pësoi humbje 1-0.

Stafi mjekësor u nisë me urgjencë në drejtim të Awoniyit, gjersa takimi ishte ndaluar për disa minuta.

Derisa përballja po zhvillohej mbrapa dyerve të mbyllura, stadiumi lëshoi një zë automatik të duartrokitjeve në mbështetje të talentit 22-vjeçar.

Mediat në Gjermani bëjnë të ditura se sulmuesi ka filluar të marrë vetën nga ai lëndim në kokë, derisa në fillim dukej se do të ishte diçka shumë serioze. /Telegrafi/