Telegrafi

Sulmuesi i Las Vegasit ishte “rrëzuar” në një hotel – mbeti pa asnjë qindarkë, edhe pse kërkoi 100 mijë dollarë dëmshpërblim! (Video)

Sulmuesi i Las Vegas, Stephen Paddock, u përpoq të padisë një kazino në Las Vegas, pasi ai u rrëzua dhe u plagos, duke ecur nëpër hotel.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për disa pamje të kamerave të sigurisë të përdorura nga Paddock gjatë padisë e tregojnë atë duke ecur brenda hotelit kur ai rrëzohet, në vitin 2011.

Lexo po ashtu Sulmi në Las Vegas, kush është njeriu që në mes të shtënave i tregoi gishtin e mesëm sulmuesit? (Video)

Sulmuesi i ardhshëm deklaroi se ishte rrëzuar në një vend të lagur dhe u përpoq të kërkonte 100,000 dollarë për faturat mjekësore, dhimbjet dhe vuajtjet.

Por padia u refuzua dhe ai mbeti me vetëm 270 dollarë borxh për taksat gjyqësore, një borxh që ai ende e kishte edhe kur vrau veten të dielën, pas vrasjes së 59 dhe më shumë se 500 të plagosurve. /Telegrafi/