Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Çikalleshi, ka zhvilluar dje ndeshjen e Kupës së Turqisë për ekipin e tij, Basaksehir.
Ai luajti për 67 minuta ku skuadra e tij fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Sivassporit.
Ndeshja kaloi në planë të dytë, pasi skuadra nga Stambolli para ndeshjes ishin veshur të gjithë si policë.
E gjithë kjo për tu solidarizuar me policët e rënë dhe familjet e tyre.
Ata mbajtën të shpalosur edhe një banderolë ku shkruhej: “Jemi 79 milion njerëz me një zemër”.
Edhe fëmijët që shoqërojnë lojtarët ishin të veshur si policë.
Sulmi i fundit afër stadiumit ka bërë që njerëzit të kenë frikë duke mos i mbushur edhe aq stadiume.
Turqia ka pasur në ditët e fundit disa sulme, ndërsa më i madhi ishte në Stamboll që ndodhi pas ndeshjes Besiktas – Bursaspor. /Telegrafi/