Sulmuesi i ISIS-it, i cili vrau katër persona në Francë javën e shkuar, ishte thirrur për tu takuar me policinë anti-terroristë pak përpara sulmit të tij.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Radouane Lakdim, shtetas francez i lindur në Marok, ishte në listën e ekstremistëve të dyshuar që nga viti 2014.
Siç thuhet më tej, 25 vjeçari vrau katër persona dhe plagosi katër të tjerë në tre shpërthime në qytetet Carcassonne dhe Trebes, ku mori pengje në supermarket para se të vritej nga policia.
Një burim i policisë tregon se që atëherë ka zbuluar se Lakdim kishte dërguar një letër në mars duke i kërkuar atij të organizonte takime ballë për ballë me agjentët e agjencisë së brendshme të intelegjencës Franceze DGSI.
Presidenti francez, Emmanuel Marcon do të mbajë një ceremoni përkujtimore të mërkurën për policin që e humbi jetën duke u përpjekur që të shpëtojë të tjerët.
Ekspertët theksojnë se Franca ka rreth 20,000 njerëz të dyshuar si ekstremistë islamikë dhe forcat e sigurisë kanë qenë të suksesshme në pengimin e një sërë sulmesh në vitet e fundit falë ligjeve të reja kundër terrorizmit. /Telegrafi/