Telegrafi

Sulmuesi i mbrëmshëm serb, ishte arrestuar edhe më parë

“Srgjan Stojanovic është arrestuar për një rast të eksplodimit edhe në vitin 2003 që ka ndodhur në Shtërpcë”, kanë thënë burimet e Kosovapressit.

Ndryshe, ky person vazhdon të mbahet në polici si i dyshuar për rastin e shpërthimit të mbrëmshëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/