Telegrafi

Sulmuesi i Hull Cityt lë pa fjalë të gjithë, zbulon tatuazhin e Ronaldos në këmbën e tij (Foto)

Sulmuesi Hull Cityt, Abel Hernandez ka zbuluar kohëve të fundit admirimin e tij të thellë për një nga emrat më të nderuar në botën e futbollit, fenomenin Ronaldo.

Ndeshja e fundit e skuadrës së tij ndaj Manchester Unitedit për EFL Cup, ka zbuluar diçka të pazakontë pas çorapeve të ulëta në këmbët e Hernandez.

Lexo po ashtu Ibra: ‘Fenomeni’ larg më i mirë se Ronaldo, ai është talent i lindur ndërsa portugezi jo!

Arsyeja e uljes së çorapeve nga sulmuesit uruguaian ishte sepse donte ta njoftonte botën me tatuazhin e tij të ri, atë të fytyrës së legjendës braziliane, Ronaldos, transmeton Telegrafi.

Ronaldo është i admiruar nga një mori e yjeve botërore të futbollit, me admirimin e dukshëm të sulmuesit të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic, por rasti i Hernandez është ai i një natyre shumë të veçantë.

Tatuazhi i tij është parë edhe në ndeshjen ndaj Bournemouthit

Kjo pasi, ish-sulmuesi i Palermos është uruguaian, ndërsa Ronaldo i përket shtetit rival nga Amerika e Jugut, Brazilit.

“Ai është idhulli im dhe më i miri nga më të mirët”, ka thënë Hernadez për mediat angleze. /Telegrafi/

‘Fenomeni’ është idhulli i sulmuesin uruguaian