Telegrafi

Sulmuesi i Hull Cityt humb dy penallti brenda një minute! (Video)

Një ndodhi e jashtëzakonshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme(diel) në Kupën FA.

Ndeshja e 1\16-tës së Kupës FA në mes të Fulhamit dhe Hull Cityt përfundoi me fitoren e vendasve të cilët siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Megjithatë, interesantja e këtij takimi një ndodhi që radhë ndodhi në futbollin evropian, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Sulmuesi i Hull Cityt lë pa fjalë të gjithë, zbulon tatuazhin e Ronaldos në këmbën e tij (Foto)

Sulmuesi i Hull Cityt, Abel Hernadez, ka humbur dy penallti të një pas njëshme brenda një minute.

Zhvillohej minuta e 87, kur Hernadez goditi plogësht penalltinë e parë të cilën ia priti portieri, por topi iu kthye përsëri sulmuesit i cili u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi përsëri penaltinë.

Edhe ekzekutimin e penaltisë së dytë e mori sulmuesi uruguaian, i cili e humbi edhe këtë dhe kompletoi ‘dështimin’ e tij dhe të skuadrës së tij, Hull City. /Telegrafi/