Një ndodhi e jashtëzakonshme ka ndodhur gjatë ditës së sotme(diel) në Kupën FA.
Ndeshja e 1\16-tës së Kupës FA në mes të Fulhamit dhe Hull Cityt përfundoi me fitoren e vendasve të cilët siguruar kualifikimin në fazën tjetër.
Megjithatë, interesantja e këtij takimi një ndodhi që radhë ndodhi në futbollin evropian, përcjell Telegrafi.
Sulmuesi i Hull Cityt, Abel Hernadez, ka humbur dy penallti të një pas njëshme brenda një minute.
Zhvillohej minuta e 87, kur Hernadez goditi plogësht penalltinë e parë të cilën ia priti portieri, por topi iu kthye përsëri sulmuesit i cili u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi përsëri penaltinë.
Edhe ekzekutimin e penaltisë së dytë e mori sulmuesi uruguaian, i cili e humbi edhe këtë dhe kompletoi ‘dështimin’ e tij dhe të skuadrës së tij, Hull City. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheRebelDelgado/status/825767693089435648