Site icon Telegrafi

Sulmuesi grek huq golin nga 30 cm, a është ky dështimi më i madh në histori?

Në futbollin grek ka ndodhur diçka e rrallë, duke u huq një rast nga vetëm 30 cm.    

Futbollisti grek, Thanasis Takidis, mund të ketë bërë humbjen më të keqe të të gjitha kohërave në një ndeshje lokale të nivelit të katërt të ligës greke.

Në ndeshjen e skuadrës së tij Makedonikos Kozanis dhe asaj të Vatera, Takidis ka dështuar për të shënuar nga më pak se 30 cm në golin e zbrazur, pasi më parë portieri kundërshtar gaboi duke i lënë topin para këmbëve, shkruan Telegrafi.

Lexo po ashtu Rrahje brutale në mes të dy grupeve të ultrasve francezë ndaj atyre holandez të Feyenoordit (Foto/Video)

Për shkak të nivelit të ligës, njerëzit kanë menduar se loja mes Kozanis dhe Vatera nuk mund të nxjerr në pah diçka të paharrueshme.

Megjithatë, ishte një moment i cili do të hyjë në histori si ndoshta humbja më e keqe e të të gjitha kohërave, e bërë nga sulmuesi Kozanis Takidis. /Telegrafi/

Exit mobile version