Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Gjilanit, Rusi u pezullua me tre muaj moslojë (Video)

Sulmuesi i Gjilanit, Gëzim Rusi është dënuar me tre muaj moslojë.

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka dënuar lojtarin pasi në duelin e fundit ndaj Vëllaznimit kishte goditur me kokë një futbollist kundërshtar.

Kjo nuk është hera e parë që Rusi bën veprime të tilla, pasi më parë kishte goditur edhe sulmuesin e Lirisë, Albin Memaj.

Ndërkohë, në vazhdim mund ta shihni goditjen e futbollistit ferizajas që do t’i kushtojë me humbje të stinorit vjeshtor.

Exit mobile version