Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Gjermanisë që mban breshkat në frigorifer – Tim Kleindienst zbulon pasionin dhe dashurinë e tij për kafshën e veçantë

Shumë futbollistë e kombinojnë karrierën e tyre sportive me hobi të tjerë jashtë fushave të blerta, ndaj disa prej tyre zgjedhin sporte të tjera, e ka edhe raste si sulmuesi Tim Kleindienst, i cili ka një pasion të madh për kafshët.

Kleindienst ka katër breshka të cilat i mban në shtëpinë e tij në një frigorifer të veçantë.

“Normalisht ato do të gërmojnë për t’i mbijetuar dimrit, por unë nuk mund ta kontrolloj këtë, kështu që i vendos në një frigorifer të veçantë në garazh. Aty mund të rregulloj sa kohë kalojnë dhe të krijoj një mjedis artificial për breshkat ku mund të dimërojnë lehtësisht”, ka thënë fillimisht sulmuesi gjerman.

Ky lloj letargjie artificiale nuk i dëmton kafshët dhe praktikohet shpesh.

“Pak nga pak po vjen koha kur do të mund t’i nxjerrim përsëri nga frigoriferi. Sapo t’i shihni, janë kafshë shumë të relaksuara. Mendoj se këto kafshë rrezatojnë një qetësi të bukur. Kur i shikoj, më kujtohen shumë gjëra”, shtoi ai, duke treguar se si të jetuarit me breshkat e ndihmuan në karrierën e tij futbollistike.

“Unë jam më i qetë dhe fitova qetësi me kalimin e kohës sepse mësova nga situata të caktuara dhe fitova përvojë”, përfundoi Kleindienst.

Ndryshe, Kleindienst është një sulmues i Borussia Monchengladbach, për të cilët ka shënuar 15 gola në 27 ndeshje të luajtura këtë sezon në Bundesliga, dhe ka shtuar shtatë asistime.

Për kombëtaren gjermane, ai shënoi dy gola në katër ndeshje, të dyja kundër Bosnjë-Hercegovinës në fitoren 7-0 të Panzerëve.

Ai tashmë është rikthyer në listën e trajnerit Julian Nagelsmann për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kombeve kundër kombëtares italiane. /Telegrafi/

Exit mobile version