Pesë burra janë gjetur të qëlluar për vdekje në tre shtëpi në zonën e njëjtë të Wichita të Kansasit, ku policia amerikane po beson se të gjitha të shtënat janë të lidhura me njëra-tjetrën.
Komandanti i policisë Joe Sullivan tha se një nga të vdekur dyshohet të jetë sulmuesit, duke refuzuar të japë detaje, transmeton Telegrafi.
Policia beson se të pestit njihnin njëri-tjetrin, ndërsa natyra e lidhjes së tyre mbetet e paqartë, e burrat e vdekur janë nga mosha 39 deri në 68-vjeç.
Policia ishte telefonuar pasi fqinjët dëgjuan të shtënat dhe gjetën të vdekur një burrë brenda shtëpisë. Pasi filloi bastisja në disa shtëpi tjera disa blloqe më larg, gjetën tre trupa tjerë të pajetë të burrave.
Derisa po kontrollonin lagjen, policët panë një fqinj duke shikuar nga dritarja dhe aty e kuptuan se aty pranë ishte edhe viktima e pestë.
“Kemi pesë viktima që kanë humbur jetën nga arma e zjarrit. Besojnë se hetimet do të përcaktojnë nëse njëri nga viktimat ishte sulmuesi i të tjerëve”, shtoi Sullivan. /Telegrafi/