Telegrafi

Sulmuesi i Dallasit deshi t’i vriste të bardhët

Sulmuesi i cili u vra nga policia në Dallas ka thënë se ishte mërzitur nga të shtënat e policisë ndaj njerëzve me ngjyrë, dhe ka thënë se dëshiron të vrasë oficerë të bardhë, ka deklaruar shefi i policisë së qytetit.

I dyshuari i kishte thënë Policisë së është duke punuar i vetëm në këtë drejtim, konfirmon shefi i policisë së Dallasit, David Brown, shkruan BBC.

Brown tha se i dyshuari u vra derisa policia po përdorte eksploziv të vendosur nga një robot, për ti dhënë fund gjendjes së tensionuar, transmeton KosovaPress.

Ai ka thënë se sulmuesi nuk kishte qenë i lidhur më ndonjë grup të caktuar, por se ka operuar i vetëm.