Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Colchesterit, Brown ekzekutoi njërën nga ‘panenkat’ më të këqija në histori

Një ekzekutim i dobët i penalltisë ka ndodhur gjatë ndeshjes në Carabao Cup në mes të Colchester United dhe Tottenham Hotspur.

Colchester United e bëri befasinë e madhe duke eliminuar klubin e njohur nga Liga Premier, Tottenham nga Carabao Cup.

Por, mund të ketë qenë një histori shumë ndryshe gjatë një goditje të dobët të penalltisë dhe Spurs të kalonin tutje.

Sulmuesi Jevani Brown me dashje tentoi një goditje të penalltisë në stilin ‘Panenka’ kur rezultati ishte baras 2-2.

Goditja e tij ishte aq e dobët sa që portieri Paulo Gazzaniga mund të çohej dhe të priste me lehtësi topin.

Për fat të mirë të Brown, dështimi i mbulua nga humbjes e penalltive të Spurs dhe në fund Colchester fitoi me rezultat 4-3. /Telegrafi/

https://twitter.com/PED7/status/1176598839144472577

Exit mobile version