Site icon Telegrafi

Sulmuesi i Christchurch dërgon letër nga qelia e burgut

Zyrtarët e Zelandës së Re pranuan se kanë bërë gabim të madh duke lejuar personin e akuzuar për vrasjen e 51 personave në dy xhamitë të Christchurch, që të dërgojë një letër të shkruar me dorë nga qelia e tij e burgut.

Letra gjashtë faqe nga Brenton Tarrant ishte postuar këtë javë në faqen e internetit 4chan, e cila është bërë famëkeqe si një vend për supremacistët e bardhë për të postuar pikëpamjet e tyre.

E gjithë kjo vjen në një kohë të ndjeshme, me vrasës të tjerë të dyshuar nga El Paso deri në Norvegji duke përmendur Tarrantin si frymëzim.

Letra duket se është shkruar me laps në një fletore të vogël dhe i drejtohet “Alan”-it në Rusi. Pjesa më e madhe duket të jetë relativisht e “pafajshme”, duke diskutuar për një udhëtim një mujor që Tarrant thotë se e bëri në Rusi në vitin 2015. Por letra paralajmëron gjithashtu se një “konflikt i madh” po vjen. /Telegrafi/

Exit mobile version