Marc Guiu i ka siguruar vetës një shfaqje në rrjetet sociale, por e gjitha për një arsye të gabuar.
Chelsea triumfoi 2-0 përballë Servettes në ndeshjen e parë të play-off-it në Ligën e Konferencës.
Golat për Blutë i shënuan Christopher Nkunku dhe Noni Madueke, por që sulmuesi spanjoll do të jetë në gjendje të vështirë në rrjetet sociale për shkak të një huqje të madhe.
Guiu i bëri të gjitha mirë, duke detyruar portierin e Servettes të gaboi, për t’ia rrëmbyer topin nga këmbë.
Kur pritej që ish-sulmues i Barcelonës të shënonte në portën e zbrazët, ai goditi, por gardiani i skuadrës zvicerane e stopoi atë.
Ai tentoi edhe dy herë të tjera të shënonte nga topi i kthyer, mirëpo nuk ia doli të realizonte, ndërsa tashmë kanë filluar kritikat për të në rrjetet sociale. /Telegrafi/