Mahmut P. që ka shkuar me armë zjarri në dyqanin e Mehmet Torsun, në provincën Sanliurfa të Turqisë, është dashur të largohet me vrap, sepse goditej me domate.
Pasi ka shtënë në drejtim të viktimës së pambrojtur, por nuk e ka qëlluar, ai ka marrë perimet dhe i është kundërvënë sulmuesit, transmeton Telegrafi.
Videoja e postuar më poshtë, e tregon momentin dramatik kur të përfshirët në sulm luftojnë me mjete krejtësisht të kundërta, por humbës del ai me armën me tytë të gjatë.
Nuk dihet saktësisht motivet e ngjarjes, por dihet se Mahmut dikur ishte burri i motrës së shitësit të perimeve. /Telegrafi/
https://youtu.be/mq7m6nCXerI