Sulmuesi 18-vjeçar i Palmeiras, Luighi, ishte viktimë e një abuzimi të tmerrshëm racor gjatë një ndeshje të Copa Libertadores nën-20 vjeç kundër Cerro Porteno.
Tifozët e skuadrës kundërshtare vendosën ta abuzojnë me të, duke i bërë gjeste majmuni lojtarit gjatë ndeshjes.
Luighi u përlot në stol pas kësaj sjelljeje të tmerrshme nga disa prej tifozëve.
Ai madje filloi të qajë gjatë një interviste pas ndeshjes, duke pyetur ‘Çfarë do të bëjë CONMEBOL për këtë’ dhe dukej qartë i shqetësuar.
Madje, 18-vjeçari ka deklaruar: “Jo, jo. A është e rëndë kjo? Nuk do të më pyesësh për aktin racist që më ndodhi sot? Vërtet? Deri kur do ta durojmë këtë? Më thuaj, deri kur? Kjo që më kanë bërë është krim, nuk do të pyesësh për këtë?”.
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, ka reaguar për këtë në rrjetet sociale, duke treguar shumë mbështetje për Luighi dhe duke dënuar episodin.
Ai goditi edhe CONMEBOL-in, duke shkruar në Instagram: “Urime që fole, vëlla. Është e trishtueshme, por qëndroni i fortë. Ne jemi në këtë luftë së bashku. Deri kur, CONMEBOL? Nuk bëni kurrë asgjë. KURRË!”.
Vini Jr ka luftuar kundër racizmit për një kohë të gjatë dhe po përpiqet të sigurojë që kjo të mos ndodhë në ndeshjet e La Ligës. /Telegrafi/