Telegrafi

Sulmues të armatosur rrëmbejnë priftin dhe tre persona tjerë në kishë gjatë meshës që transmetohej live

Persona të armatosur në Haiti kanë marrë peng priftin dhe tre persona tjerë, brenda kishës gjatë meshës që transmetohej drejtpërdrejtë në Facebook.

Siç raporton Reuters duke u thirrur në të përditshmen “Miami Herald”, gjithë ngjarja e tmerrshme është transmetuar drejtpërdrejtë në Facebook dhe YouTube, e sulmi ka ndodhur në kishën Adventista në periferi të Port-o-Prence, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër, i biri i priftit Gregor Figaro, ka thënë se 10 persona të armatosur kishin mbërritur në kishë me dy vetura – duke rrëmbyer babanë e tij dhe tre tjerë.

Haiti viteve të fundit ka regjistruar rritje të rasteve të dhunës, e në mesin e aktiviteteve kriminale, në veçanti më të shpeshta janë rrëmbimet e njerëzve. /Telegrafi/