Gjykata në Hampshire të Anglisë, i ka dënuar dy vëllezër që e kanë sulmuar motrën me acid, për motive të ulëta.
Carla Whitlock ka pësuar djegie në fytyrë, qafë dhe krah, pasi Billy dhe Goeffreyi kanë hedhur lëng për pastrimin e kanalizimeve, si shenjë hakmarrje për një marrëveshje të dështuar për shitje droge, përcjell Telegrafi.
Gruaja 37-vjeçare e cila e ka humbur njërin sy, është shpërfytyruar dhe ka marrë tronditje psikike, i është nënshtruar një intervenimi të shpejtë, ndërsa tani po qëndron në një vend rehabilitimi.
Në anën tjetër, Billy 22-vjeçar është dënuar me 15 vite burg për planifikim dhe nxitje të kryerjes së lëndimit trupor, kurse vëllai tij 27-vjeçar, do të qëndrojë nëntë vite prapa grilash për bashkëpunim.
“Veprimi juaj tregon për nivel të barbarizmit mesjetar, që është i tmerrshëm”, ka thënë gjykatësi Peter Ralls, i cili i ka dënuar vëllezërit pa mundësi ankese. /Telegrafi/