Site icon Telegrafi

Sulmuan gjyqtarin pas ndeshjes – presidenti i Ankaragucu dhe klubi marrin dënimin nga federata turke

Presidenti i Ankaragucu, Faruk Koca u dënua me ndalim të përjetshëm nga futbolli për goditjen me grusht në kokë drejt gjyqtarit Halil Umut Meler  pas përfundimit të ndeshjes.

Në anën tjetër Anaragucu u ndëshkua me pesë ndeshje si vendas pa praninë e shikuesve dhe me dy milionë lira (rreth 65 mijë euro), njofton Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Turqisë (TFF).

Ngjarja ndodhi pasi ekipi mysafir barazoi rezultatin në 1-1 mes Angaragucu dhe Rizespor të hënën në minutën e shtatë shtesë.

Koca u fut në fushë dhe goditi me grusht në kokë gjyqtarin e ndeshjes, Halil Umut Meler.

Pasi u rrëzua në tokë, Meler mori disa goditje të tjera dhe përfundoi në spital, nga ku u lirua të mërkurën.

Lexo po ashtu Goditja ndaj gjyqtarit nga presidenti i klubit, Federata merr vendim të rëndë për futbollin në Turqi

Koca u arrestua të nesërmen për sulm ndaj gjyqtarit. /Telegrafi/

Exit mobile version