Telegrafi

Sulmonte pa arsye udhëtarët e stacionit të trenit, policët e përplasin në tokë me elektroshok (Video)

Policët janë vonuar 15 minuta për të shkuar në një stacion trenash në Londër, për ta ndaluar një person të paemëruar që sulmonte të pranishmit pa asnjë arsye.

Personi që e quante vetën legjendë, që përdorte fjalë të ndyta dhe i godiste të pranishmit, u qëllua me elektroshok dhe ra përtokë, transmeton Telegrafi.

“Duartrokitjet ishin si thika në gjoks, për këtë legjendë të rrënuar. Ja çfarë ndodhë kur e ke egon më të madhe se trurin”, ka qenë një koment lidhur me rastin.

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë vitit të kaluar, ndërsa ai është gjetur fajtor për shkelje në hapësirë publike dhe së shpejti pritet t’i caktohet edhe dënimi. /Telegrafi/