Telegrafi

Sulmon vëllanë dhe mbesën

Një person i komunitetit goran është arrestuar në Dragash, pasi që i njëjti i ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë vëllanë dhe mbesën e tij.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.