Telegrafi

Sulmon vajzën para syve të policit anglez, shfrytëzon çelësat si “thikë”

Ky është momenti rrëqethës kur një polic anglez vrapon për të ndalur një rrahje mes dy femrave që ndodh në një rrugë të Londrës, ku një i ri mundohet ta ther njërën prej tyre me çelësa dhe atë para syve të zyrtarit policor.

Me të parë se çfarë po ndodhte, policët vrapuan për të ndalur rrahjen të cilën e vëzhgonin nga afër dhjetëra persona në parkun Manor në lindje të Londrës, transmeton Telegrafi.

Edhe pse policët u munduan ta vënë nën kontroll situatën, në prapavijë dëgjoheshin zëra duke bërtitur, “qëndro atje, largohuni, kush është therur”.

Detektivët kanë arritur t’i arrestojnë dy femrave rreth të 20-ve, nën dyshimin se kanë shkaktuar lëndim trupor dhe se pas intervistimit janë liruar.

Megjithatë policia ka mohuar pretendimet se dikush ka pësuar lëndime trupore, edhe pse në videon e publikuar shihet qartë grushtimi dhe sulmi me çelësa që u shfrytëzuan si thikë për therje. /Telegrafi/