Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjakovë një të dyshuar pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën mbrojtëse të lëshuar nga Gjykata dhe në shtëpi ka sulmuar fizikisht dy vajzat.
Rasti ka ndodhur të dielën në Gjakovë, në ora 16:50.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/