Policia e Kosovës njofton se një person ka raportuar se vëllai i tij kishte shkuar tek shtëpia e tij dhe kishte thyer xhamin e derës së shtëpisë dhe të dritares, ndërsa sapo i kishte vërejtur zyrtarët policorë i kishte sulmuar me një shkop druri.
I njëjti ishte në gjendje të dehur dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur pasditen e djeshme në Gjilan.