Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është rrahur me dy punëtorë dhe më pas ka shtënë me armë zjarri disa herë.
Sipas Policisë, punëtorët ishin duke kryer disa punime në rrugë.
Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë me dy fishek dhe dy gëzhoja.
I dyshuari dhe dy viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/