Një burrë i armatosur me thikë, është qëlluar me pushkë kur tentoi të sulmoi dy policë në stacionin e trenit.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur policët po qëndronin në platformë, kur një burrë i kërkuar për terrorizëm i sulmon me thikë, transmeton Telegrafi.
Për fat të mirë njëri nga policët që sulmohet nuk preket nga thika, dhe pas disa sekonda i kundërpërgjigjet duke e qëlluar. Pasi e kupton se jeta e tij po rrezikohej ai tenton të arratiset.
Por, ishte pikërisht kolegu i tij që e goditi edhe njëherë, dhe më pas përfundoi i shtrirë në tokë pa vetëdije.
Si pasojë e të shtënave personi i dyshuar për terrorizëm është plagosur, ndërsa ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Rusi.
Sipas medieve ruse ai më vonë është identifikuar si Zagid Gazmatov 29-vjeç, që besohet të jetë përkrahës i terroristit E Dubaev, i cili ishte vrarë kohë më parë pas një operacioni ushtarak.
Ky sulmues është nën mbikëqyrje strikte të policisë në spitalin e qytetit Kizilyurt në pjesën jugperëndimore të Rusisë. /Telegrafi/