Policia njofton se të mërkurën në Mitrovicë ka arrestuar një person pasi i njëjti duke mos respektuar urdhrat e zyrtarëve të Policisë gjatë arrestimit ka sulmuar njërin nga policët duke iu shkaktuar lëndime trupore.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje në rrugën “Driton Veliu”.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Foto: Ilustrim