Telegrafi

Sulmon nxënësit me hanxhar në Finlandë, vritet një person dhe lëndohen 9 tjerë – arrestohet sulmuesi

Një incident ka ndodhur në qytetin Kupio në lindje të Finlandës, më saktësisht brenda qendrës tregtare Herman.

Si rezultat i kësaj një person është vrarë dhe të paktën nëntë tjerë janë lënduar, kur një person i sulmoi me hanxhar, transmeton Telegrafi.

Por, pas intervenimit të policisë sulmuesi ka përfunduar në pranga, e sipas MTV News dëshmitarë të shumtë të këtij rasti kanë deklaruar bëhet fjalë për një nxënës që kishte sulmuar bashkëmoshatarët. /Telegrafi/