Një protestë e madhe e qytetarëve, aktivistëve mjedisorë dhe organizatave po mbahet sot në qytete të ndryshme të Serbisë.
Qytetarë të shumtë kanë dal për të protestuar kundër ardhjes së kompanisë Rio Tinto për gërmimin e Jadaritit (mineral silikat monoklinik i bardhë), por edhe kundër Ligjit të miratuar për Referendum.
Përveç rrugëve Beogradit, janë bllokuar edhe disa të tilla në Novi Sad, Backa Palanka, Sabac, Valjevo, Gornji Milanovac, Preljina, Kragujevc dhe Krushevac.
Sabac trenutno molim RT pic.twitter.com/LNWgMouoSz
— Ivana Nikolov (@NikolovIvana) November 27, 2021
Lidhur me këtë rast një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë këtyre protestave në Shabac.
Një person ka hyrë me një ekskavator për të sulmuar protestuesit në këtë qytet, si dhe gjithashtu thuhet se ka pasur përleshje mes shoferit dhe njërit prej protestuesve.
Kaosi ka shpërthyer edhe në Novi Sad derisa policia u detyrua të shpërndante protestuesit.
#update Protest u Beogradu https://t.co/L4y3r1bXa0 pic.twitter.com/uKp04othyv
— TV N1 Beograd (@N1infoBG) November 27, 2021
Plani i organizatorëve është që të bllokohen rrugët më të mëdha dhe në këtë mënyrë të shprehet pakënaqësia për miratimin e Ligjit për Referendum dhe Shpronësime, si dhe për temën tashmë konstante siç është ardhja e kompanisë Rio Tinto. /Telegrafi/