Telegrafi

Sulmon me shufër metali dashnorin e të bijës

Policët të cilat janë thirrur pas kësaj ngjarje kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve AP se babai 45-vjeçar nuk e pasur as idenë më të vogël se e bija e tij kishte të dashur dhe se fatziu që një vit e më shumë po hynte vjedhurazi në shtëpinë e tyre.

Prandaj, kur ka dëgjuar zhurmë nga dhoma e fjetjes së bijës së tij, ka hyrë dhe është ndeshur me një të panjohur lakuriq në krevatin e vajzës. Ka kapur një shufër metali dhe e ka ndjekur tinejxherin deri tek dalja, e më pas ka thirrur edhe policinë.

I riu më pas është transferuar në spital ku doktorët me fasha i kanë mbyllur plagët e marra në kokë.

Babai i egërsuar për shkak të këtij sulmi është dënuar me 10.000 dollarë.