Një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke e sulmuar gruan e tij 38-vjeçare me kaçavidë, derisa po qëndronte brenda një salloni të ondulimit në New York.
Dyshja që ndajnë kujdestarinë e vajzës së tyre 5-vjeçare, kanë përfunduar duke u rrahur brenda një salloni të ondulimit për të vazhduar në rrugë, transmeton Telegrafi.
Sulmi ishte aq brutal sa që të pranishmit që ishin brenda lokalit, mbetën të shokuar me veprimin e burrit që iu vërsul me kaçavidë.
E gjithë ngjarja e tmerrshme është filmuar nga kamerat e sigurisë, ku pas disa minutave orvatje, dyshja përfunduan në rrugë duke u grushtuar.
Jose Castillo, 66 vjeç, shihet duke tentuar ta godet me kaçavida gruan e tij që bënte të pamundurën që t’i shpëtojë më të keqes.
Por, në momentet më kritike, pronari i lokalit Angel Sierra ndërhyn për një moment duke e parandaluar sulmin që ka mundur të jetë fatal për gruan.
Megjithatë, edhe ai u tërhoq kur e kuptoi se jeta e tij mund të rrezikohet dhe kështu ata e vazhduan “luftën” në rrugë. Sidoqoftë, në fund një kalimtar i rastit ndërhyn duke i ndalur burrin e dhunshëm.
Policia ka arrestuar Castillo i cili akuzohet për tentim vrasje, ndërsa pronari i lokalit Sierra ka vizituar në spital viktimën e sulmit brutal, gjendja shëndetësore e të cilës nuk është e mirë. /Telegrafi/