Është arrestuar një person, pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, dhe po ashtu dyshohet se i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt, ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar.
Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.