Një person është arrestuar në Ferizaj, i cili pas një mosmarrëveshje dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/