Site icon Telegrafi

Sulmon fizikisht babain, i dyshuari në arrati

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Prishtinë ka raportuar se në shtëpinë e tij ishte sulmuar fizikisht dhe kanosë nga djali i tij i dyshuari mashkull K/Shqiptar.

Sipas viktimës, djali i tij, është përdorues i substancave narkotike dhe paraqet rrezik për familjen dhe rrethin ku jeton.

Nga policia është kërkuar i dyshuari, por nuk është takuar ende pasi ndodhet në arrati. /Telegrafi/

Exit mobile version